AKTUALITET, 18 Mars 2019, 19:23

Zidane e ka në kokë revolucionin te Reali, nëntë lojtarë do të largohen në verë

Zidane e ka në kokë revolucionin te Reali, nëntë

Zinedine Zidane dhe Florentino Perez po përgatisin revolucionin te Real Madrid. Sipas asaj që bën me dije “Sportmediaset”, mund të ketë shumë lamtumirë në verë nga madrilenët, që mund të shkojnë deri në nëntë.

Në listën e lojtarëve që mund të largohen nga klubi i madh spanjoll janë emrat e Marselos, Iskos, Bejlit, Navasit, Sebajos, Markos Lorente, Valverde, Mariano Diaz dhe Valejo.

Ndryshon situata për Marko Asension, i cili është gati të kthehet protagonist absolut në sezonin e ri me trajnerin Zidane. Por kuptohet që nuk mungojnë objektivat për fuqizimin e ekipit. Emrat më të lakuar janë Mbape, Hazard, Pogba, Eriksen dhe Kejn. Kjo verë do të jetë vërtet e nxehtë për Realin.