TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ervis Taka, 33 vjeç nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve pas një aksidenti të ndodhur sot në aksin Tepelenë-Fier duke ndërruar jetë në spital.
I riu nga Saranda u përplas me motor me një automjet dhe megjithëse u bë çdo tentativë për ta shpëtuar dhe madje edhe një helikopter u thirr për transportin, nuk mundi të mbijetonte.
Pas vdekjes së tij miqtë dhe të njohur kanë postuar mesazhe prekëse. Një prej tyre është ish-kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa, i cili thotë se dita e sotme ishte një ditë e zezë për 33-vjeçarin, familjen dhe miqtë.
“Çfarë dit e zezë kjo e sotme Visi për ty, familjen tende, dhe në miqte e tu! Si ike kaq herët nga jeta, nuk mund ta besojmë! Kishe kaq ëndrra dhe dëshira për jetën! Lamtumirë miku ynë i dashur! Do jetosh gjithmonë në zemrat tona!”, shkruan Çipa.
Edhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike Sarandë ka shprehur hidhërimin për humbjen e të riut.
“Forumi Rinor i Partise Demokratike dega Sarande, shpreh ngushellimet me te sinqerta per ndarjen e parakohshme nga jeta te te riut sarandiot Ervis Taka! Largimi nga kjo jete i djemve te mire e intelektuale jane plage te thella per jeten e komunitetit tone. Qofte i paharruar kujtimi i tij!”, shkruan FRPD.