TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, akuzon kryeministrin Edi Rama se është i lidhur me krimin dhe se ai ka blerë zgjedhjet.
Në konferencën për shtyp, ai riparaqiti raportimin e bërë nga Zëri i Amerikës, media e pavarur e financuar nga qeveria amerikane, ku përgjigjet tregojnë për blerjen e votave.
“Nga përgjimet rezulton se Edi Rama ka blerë votat në të paktën 6 qarqe të vendit. Ai e mohoi se e ka bërë diçka të tillë, apo se ka fituar në parlament me Partinë Socialiste 19 kriminelë trafikantë dhe vrasës. Mohoi para 3 vitesh se 219 mijë hektarë ishin mbjellë me kanabis
Gjithashtu Rama mohoi ekzistencën e dosjes 339. Por ai ka lidhje me kriminelët. Dako, Gjiknuri, Roshi nuk janë të PD-së, por të Ramës. Ata komunikojnë me banditë për të blerë votat.
Këtë e tregoi edhe Zëri i Amerikës një media e pavarur e financuar nga qeveria amerikane. Aty tregohet qartë se çfarë ka ndodhur dhe se si janë blerë votat”, deklaroi Strazimiri.