AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 14:44

Situata politike/ Kreu i Dhomës Amerikane: Jemi në pritje për të investuar, kërkojmë…

Situata politike/ Kreu i Dhomës Amerikane: Jemi në pritje për

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, në një deklaratë për mediat, ka folur për situatën politike në vend si dhe ndikimin që ka ajo tek investitorët. Sipas Crawford, mungesa e stabilitetit politik në vend frenon investitorët.

“Synojmë të investojmë, por jemi në pritje. Kërkojmë klimë të sigurt për të bërë biznes. Një ambient që nuk është stabël është një minus”, tha Crawford.

Ky koment vjen pas vendosjes së opozitës për djegien e mandateve, vendim për të cilin pati reagime edhe nga KE, ndërsa ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve zhvilluan dje një takim me kryeministrin Edi Rama.