TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marcelo i “ngre zërin” Realit të Madridit. Lojtari brazilian i krahut të majtë ka patur një takim që zgjati rreth një orë me José Angel Sanchez, krahun e djathtë të presidentit Florentino Perez, të cilit i shrehu pakënaqësinë për faktin që gjatë fillimit të vitit në gjashtë ndeshje mes La Ligas dhe Championsit ka qëndruar në stol. Marrëdhëniet e tij me trajnerin Santiago Solari janë në pikën më të ulët, për këtë arsye ka kërkuar të të vlerësohet nga klubi mundësia që palët të ndahen gjatë merkatos së verës.
Në fakt, shifrat nuk gënjejnë. Që nga momenti i emërimit të trajnerit të ri, 30-vjeçari në mënyrë progresive ka humbur hapësirat në formacion. Nëse në muajt nëntor-dhjetor mungesat e vetme të tij ndodhën për arsye dëmtimi, nga janari e ka nisur pesë herë nga stoli në kampionat dhe një herë tjetër në Champions, pikërisht në ndeshjen e vajtjes me Ajaksin.
Marcelo duket se është i bindur për t’u larguar nga Reali në verë, ndoshta për t’iu bashkuar mikut të tij, Cristiano Ronaldo, te Juventusi.