AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 16:05

Situata në Shqipëri, ‘bomba’ e gazetares: Europa nuk i beson më raportet e KE-së

Situata në Shqipëri, ‘bomba’ e gazetares: Europa nuk i

Gazetarja shqiptare, Erisa Zykaj, e cila jeton e punon në Bruksel ka dhënë një intervistë të drejtpërdrejtë në SYRI.net.

Duke folur direkt nga Brukseli, Zykaj ka treguar se çfarë ndodh në selinë e BE-së në lidhje me situatën në Shqipëri.

‘Vendet anëtarë të BE-së nuk i besojnë më raporteve të Komisionit Europian. Ata kanë diplomatët e tyre, ambasadorët e tyre, kanë raportet e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, kanë raporte të organizatave të ndryshme.

Komisioni Europian mund të ketë raportin e tij, por ministrat e Jashtëm të BE-së kanë raportet e veta dhe shikojnë gjendjen e vërtetë në të cilën ndodhet Shqipëria, ndryshe nga e paraqesin raportet e Komisionit Europian.

Kur mblidhen Ministrat e Jashtëm të BE-së për të marrë vendimet e tyre për të hapur negociatat, ata nuk bazohen tek raporti i Komisionit Europian, por kanë raportet e tyre’, u shpreh gazetarja Erisa Zyka në një lidhje live nga Brukseli në studion e lajmeve të SYRI.net.