AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 15:38

Gjykata Tiranës merr vendimin për 18 të arrestuarit e protestës. Për Florenc Hoxhën vendoset masa…

Gjykata Tiranës merr vendimin për 18 të arrestuarit e

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot në masën e sigurisë “arrest në burg” gjashtë protestues të cilët ishin të pranishëm në tubimin e 16 shkurtit.

Ndërkohë që gjykata ka caktuar për shtatë qytetarët e tjerë masën e “arrestit të shtëpisë” .

Ndërsa për gjashtë protestues u vendos masa “detyrim paraqitje”.

Në masën e sigurisë “arrest në burg” mbeti Florenc Hoxha, Resul Daci, Ilir Hamedani, Saimir Rexhepi, Agim Peposhi dhe Ferit Daukthi