AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 16:28

Prokuroria jep pretencën për Olesia Dukën, mashtroi 11 biznesmenë

Prokuroria jep pretencën për Olesia Dukën, mashtroi 11

Prokurori i çështjes, Madrid Kullolli kërkoi 15 vjet heqje lirie për stomatologen nga Tirana, e cila akuzohet për mashtrim.

E pandehura ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Ajo pritet që të dënohet me 10 vjet heqje lirie.

Pretenca u lexua në mungesë të së pandehurës, e cila nuk ishte në sallën e gjyqit.