TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg shtatë të arrestuarit, që akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13 vjeçe në qytetin e Kavajës, kundrejt presioneve dhe shantazheve që asaj i bëheshin me një video intime.
Akuza që rëndon ndaj të rinjve është ajo e abuzimit seksual me anë të shantazhit, duke përdorur një video intime që kishte realizuar me partnerin e saj 13-vjecarja.
Kujtojmë se, denoncimi fillimisht u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi policia nuk kishte bërë asnjë deklaratë zyrtare.
Pavarësisht arrestimit të të rinjve, deri tani nuk ka pasur asnjë procedim në radhët e drejtuesve të shkollës, apo të zyrës arsimore në Kavajë.