AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 16:34

Ish-ministri i Bujqësisë ngre shqetësimin: Mijëra ton fruta po kalben, importi po dominon tregun!

Ish-ministri i Bujqësisë ngre shqetësimin: Mijëra ton fruta

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një shkrim në rrjetet sociale ka ngritur shqetësimin se frutat e kultivuara në vend po shkojnë drejt kalbëzimit.

Panariti shkruan se importi i frutave, ndërkohë që prodhimi vendas kalbet, vazhdon të dominoje tregjet e qyteteve.

“Mijera ton molle të pashitura dhe drejt kalbezimit në Korçë, Diber e kudo. E njejta situate me mandarinat, portokallet e jugut, të flakura buze kanaleve për mungese të tregut. Mungese tregu për prodhimin shqiptar, por jo për ate të importit! Sepse importi i frutave, nderkohe që prodhimi vendas kalbet, vazhdon te dominoje tregjet e qyteteve. Sot në Tiranë, 1 kg molle e agrume importi ofrohen deri 10 here më shtrenjte se prodhimi vendas . Të importosh pa kufi dhe madje në kundeshtim me marreveshjen e tregetise e cila ndalon importet e frutave që subvencionohen në origjine, do të thote ta gjunjezosh dhe nxjerresh jashtë loje fermerin tone. Kjo foto eshte bere sot ne nje tregjet e kryeqytetit dhe deshmon sa thashe.”– shkruan ish ministri.