TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në RTV Ora, u shpreh se në spital mjekëve kirurg u jepet një maskë në pesë ditë.
"Ne nxorëm tanket në bulevard për të luftuar covidin. Kjo periudhë në mars nuk shërbeu për ndërgjegjësimin e njerëzve, por përkundrazi. Edhe SIDA është sëmundje vdekjeprurëse, edhe kanceri. Këto vijnë si rezultat i ndërgjegjësimit dhe sjelljes së shtetit.
Është krijuar një situatë e tillë ku është vendosur në një pozicion të vështirë qeveria dhe mjekët. Janë mjekët aty ku kërkohet ndihmë në momentet e vështira. Kam shumë mjekë miq dhe më thonë se kushtet janë tmerrësisht të këqija.
Një maskë jepet në spital për një mjek kirurg, një maskë në 5 ditë. Një maskë e tillë nuk është higjienike. Nuk kanë infrastrukturë në kryeqytet dhe në spitalet rajonale", tha Kryemadhi.