TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jozefina Topalli, ka qenë e ftuar në emisionin "Open", ku ndër të tjera ka folur edhe për ligjin e dekriminalizimit, i cili u miratua me këmbënguljen e Partisë Demokratike dhe largoi nga parlamenti dhe pushteti lokal, persona të inkriminuar.
Topalli e quajti këtë, një arritje shumë të madhe të opozitës, por tha se në krye të betejës ishte Sali Berisha dhe ajo, sëbashku me deputetë të tjerë të PD-së dhe jo Lulzim Basha.
"Zoti Basha nuk ishte aty, e ka bërë Sali Berisha dhe ne që ishim aty. Zoti Basha ishte në zyrën e tij".
Deklarata e Topallit se Lulzim Basha nuk ka meritë për ligjin e dekriminalizimit, duket e çuditshëm, për faktin se Basha ka qenë kryetari i Partisë Demokratike dhe se retorika e tij ka qenë shumë e ashpër kundër personave të inkriminuar në politikë.