AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 21:59

Meta, Ramës: Je i vetmi kryeministër që vjedh gjatë pandemisë

Meta, Ramës: Je i vetmi kryeministër që vjedh gjatë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën e pandemisë në vend. Në një mesazh në rrjetet sociale, Meta shprehet se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë plan dhe strategji për përballimin e pandemisë.

Mesazhi i plotë i Metës

Nuk ke plan! Nuk ke strategji! Ke vetëm propagandë!

Çdo ditë po humbin jetën qytetarë!

Çdo ditë numri i të infektuarve po shtohet frikshëm!

Ku e ke shëndetësinë falas?

Pse nuk ju rimburson çdo qindarkë që paguajnë për ilaçe pacientët që mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19?

Pse nuk i shton testimet?

Pse nuk e shton buxhetin për sistemin shëndetësor?

Ti për vete nuk paguan asnjë kacidhe për ilaçe, ndërsa çdo shqiptari sot me arrogancë i thua: “Mos u sëmur se shteti nuk kujdeset dot për ty! As ilaçet nuk ja u paguaj!”

Mos i fshihni të dhënat për COVID-19 për të mbuluar paaftësinë tuaj në menaxhimin e kësaj situate, prag kolapsi!

Mjaft me justifikime dhe batuta bajate!

Si nuk u lodhe 8 vite duke vjedhur papushim me koncesione dhe PPP? Askush në botë nuk e shfrytezon pandeminë për të vjedhur si ti dhe Parlamenti yt monist që bën ligje për oligarkët në kulmin e kësaj fatkeqësie!

Askush nuk mund të prishte Teatrin Kombëtar në gjendje të jashtëzakonshme për të ndërtuar kulla për oligarkët!

MOS I FSHIHNI TË DHËNAT PËR COVID-19!