TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që të shtojë testimet dhe të rimbursojë pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!
"Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë! Shto testimet! Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!", shkruan Meta në rrjetet sociale.
Statusi i Metës
Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!
Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!
Shto testimet!
Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!
Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!
A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t'i shpëtuar COVID-19?
A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?
Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!