TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Presidenti Rexhep Meidani i propozon Kuvendit të Kosovës t’i ndërpresë Gjykatës Speciale mandatin e funksionimit deri sa të vendosë shenjat e Republikës së Kosovës. Ai shton se edhe mënyra si ish Presidenti Thaçi u çua në sallën e Gjykatës, me pranga, ishte një turp dhe tregon se aty nuk ka asnjë shenjë të një institucioni kosovar, edhe pse është miratuar nga parlamenti i Kosovës.
Statusi i Rexhep Meidanit
“Më bëri përshtypje një pasazh. Avokati mbrojtës i presidentit H. Thaci, David Hooper, thekson ndër të tjera: “Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate”.
Ndërkohë që Thaçi është përgjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e tij, vete avokati pohoi me bindje se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turp dhe se salla gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.
Nëse me të vërtetë, në sallën e kësaj gjykate nuk ka asnjë shenjë të një institucioni kosovar, atëherë, me urgjencë, Kuvendi i Kosovës duhet të ndërmarrë iniciativën e domosdoshme për amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe për vendosjen e një afati kohëshkurtër të ndërprerjes së funksionimit të kësaj sajese politike, të miratuar në një parlament vendor dhe të “pompuar” si gjoja një gjykatë ndërkombëtare!…”
/TPZ.al/