TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë 35.098 raste të reja me koronavirus të regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, nga 217.758 tampon të bëra. Rajoni që shënon rritjen më të madhe të infektimeve mbetet sërish Lombardia me 10.955.
Edhe numri i viktimave vazhdon të rritet duke shkuar në kuotën e 42.330, me 580 të vdekur vetëm në 24 orë.
Shifra të tilla ditore të viktimave nuk janë vënë re që nga 14 prilli, kur ato arritën në 602.
Që nga fillimi i pandemisë, të infektuarit nga virusi, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, ka arritur në 995 463.
Numri i personave në terapi intensive në nivel kombëtar rritet me 122, në një total prej 2971. Të shëruar në 24 orët e fundit janë 17.734.