AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 20:53

Mike Pompeo: Jemi gati për periudhën e tranzicionit nga administrata e parë e Trump, në atë të dytën

Mike Pompeo: Jemi gati për periudhën e tranzicionit nga administrata e

Ditën e sotme Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në një deklaratë për mediat u tha gazetarëve se “do të ketë një tranzicion të qetë nga administrata e parë në një të dytë Trump.”

“Pas deklaratës Pompeo dha një buzëqeshje të lehtë, kështu që është e vështirë të kuptohet nëse ishte duke bërë thjeshtë shaka”, shkruan “The Guardian”.

“Ne jemi gati”, vazhdoi Pompeo. “Bota po e shikon se çfarë po ndodh. Ne do të numërojmë të gjitha votat. Kur procesi të ketë përfunduar, do të zgjidhen zgjedhës. Ekziston një proces, kushtetuta e përcakton shumë qartë.”

Pompeo tha se ai po merrte “thirrje nga e gjithë bota”, por nuk tha nga kush. Udhëheqësit e aleatëve kryesorë të Amerikës tashmë e kanë uruar presidentin e zgjedhur Biden, por ka edhe përjashtime si Vladimir Putin që deri tani kanë heshtur.

“Ata e kuptojnë që ne kemi një proces ligjor. Ata e kuptojnë që kjo kërkon kohë”, tha sekretari i shtetit, duke krahasuar situatën tani me zgjedhjet e vitit 2000.

Në vitin 2000, George W Bush ishte duke udhëhequr me 537 vota në Florida, kur Gjykata e Lartë ndërhyri për të ndaluar numërimin e votave. Biden është përpara me dhjetëra mijëra vota në katër shtete.

“Ne duhet të llogarisim çdo votë ligjore, ne duam të sigurohemi që çdo votë që nuk ishte e ligjshme nuk duhet të llogaritet. Duhet ta kuptojme mirë. Kur ta kuptojmë si duhet, do ta kuptojmë si duhet. Jemi në gjendje të mirë”, tha Pompeo.