AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 21:02

Rama u krahasua me Italinë për vetëvrasjet, Olti Curri: Idiot, mjeran, ky është dimri i fundit i vetmisë tënde të madhe!

Rama u krahasua me Italinë për vetëvrasjet, Olti Curri: Idiot,

Ditën e sotme, kryeministri Rama, ka publikuar shifrat e vetëvrasjes së pacientëve me Covid-19 në Itali, për të treguar se ato janë më të larta se në Shqipëri.

Një përgjigje vjen për kryeministrin nga Olti Curri, i cili e quan Ramën "një idiot dhe mjeran", që duhet të krahasohet me Italinë për standartet e jetesës dhe ndihmën që po u jep qytetarëve në pandemi dhe jo me vetëvrasjet.

"Idiot mjeran, pse nuk i referohesh Italise per standartet e larta te asistences qe shteti i beri qytetareve italiane? Pse nuk krahasohesh me Italine per korrektesine me pagat e qytetareve ne pandemi? Pse nuk krahasohesh me Italine qe asnje personazh i politikes apo biznesit nuk iken jashte vendit per tu sheruar nga Covid sic ndodhi ne Shqiperi ku kush mundi iku ne Turqi? Edi Rama ky eshte dimri i fundit i vetmise tende te madhe...", shkruan Curri.

Statusi i Ramës, që nxiti këtë reagim:

"Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!