AKTUALITET, 16 November 2017, 22:12

Kryemadhi: Edi Rama është një i sëmurë mendor, ka kërcënuar ambasadorët

Kryemadhi: Edi Rama është një i sëmurë mendor, ka

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte për emisionit “Të Paekspozuarit”, ka thënë se kryeministri Edi Rama, është një i sëmurë mendor, që ka kërcënuar ambasadorët.

“Edi Rama ka probleme me sjelljen e tij mendore. Ambasadorët janë nën presionin e Edi Ramës. Edi Rama i ka kërcënuar të gjithë ambasadorët këtu, me vendin e punës, duke i telefonuar shefave të tyre” është shprehur kryetarja e LSI-së.

E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, lidhur me deklaratën e ambasadorit Lu për kapjen e peshqve të mëdhenj, Kryemadhi ka thënë se mafiozët kanë ikur të gjithë nga Shqipëria.

"Mafiozët kanë ikur nga Shqipëria, janë të gjithë jashtë, kemi katër muaj që flasim do i kapim sot, do i kapim nesër”, ka thënë Kryemadhi.

/TPZ.AL/