TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Historiani dhe ish Ministri i Jashtëm, Paskal Milo, rrëfeu në emisionin “Të Paekspozuarit”, presionet që kanë bërë ambasadorët e huaj në vitin 1998, për të mos futur në burg ish Presidentin e asaj kohe, Sali Berisha.
Paskal Milo: Në vitin 1998, Sali Berisha mund të futej në burg. Kemi pasur presione nga ambasadori italian dhe gjerman. Si ish-ministër, patjetër që ka patur raste që jam ndodhur në presionin e ambasadorëve të huaj në radhë të parë të ambasadorëve amerikan, apo evropian, për çështje të ndryshme. Ka patur debate të shumta, në shtator të vitit 1998, ku u vendos që t'i hiqej imuniteti Sali Berishës, edhe në atë kohë kemi patur presion të jashtëzakonshëm, që të mos futej në burg. Më tepër kanë këmbngulur dy ambasadorë të kohës ai italian dhe ai gjerman.
Ish Ministri i Jashtëm tregoi edhe raste të tjera, të presioneve të ambasadorëve të huaj.
Paskal Milo: Kemi pasur rastin e Kosovës, ku qeveria donte t’i ndimonte me armë apo furnizime të tjera logjistike, edhe në njerëz, ekspertë. Dhe jemi ndeshur në kundërshtime të prera nga ambasadori amerikan në mënyrë ultimative, duke na ndaluar për të ndërmarrë veprime të tilla për UÇK-në. Presione kemi patur, nga të dërguar të posaçëm siç ishte Hollbrug në vitin 1998, presione të atilla që më detyruan mua që të kërkoja sqarime nga ambasadorja Lino, për gjuhën që u shpreh Hollbrug në Tiranë. Ne mund të kemi shprehur pakënaqësi për qëndrimet e tyre, por nuk kemi bërë asnjë veprim tjetër. Përshembull marrëdhëniet e Nanos, me Marisa Linon, ishin të tensionuara.
/TPZ.AL/