AKTUALITET, 29 Janar 2018, 22:35

Kryemadhi: Burri i ministres së Drejtësisë është hequr nga puna për vjedhje

Kryemadhi: Burri i ministres së Drejtësisë është hequr

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar minstren e Drejtësisë Etilda Gjonaj se është bërë "zëdhënëse e drejtësisë së Ramës”.

Kryemadhi ka thënë në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” se Gjonaj “ka historinë e saj të kaluar”, dhe se bashkëshorti i saj kur ka qenë drejtor është hequr nga puna për vjedhje.

Deklarata e Kryemadhit:

Kemi një ministre Drejtësie që është bërë zëdhënëse e drejtësisë së Ramës.

Ajo të shikojë historinë e vet se ka edhe ajo historinë e saj të kaluar. Është hequr për vjedhje burri i asaj nga puna kur ka qenë drejtor i hipotekave.

Të padënuarit ne i ekstradojmë në Itali, zhdukim provat. Sepse këta personazhe jaën kyçe në zgjidhjen e çështjeve të caktuara. Ndërsa të tjerë që duhet nuk i ekstradojmë.