AKTUALITET, 5 Prill 2019, 12:09

Masakruan italianin me 14 goditje thike, gjykata nuk tregon mëshirë për shqiptarët/ EMRAT

Masakruan italianin me 14 goditje thike, gjykata nuk tregon mëshirë

Gjykata e Kasacionit mbështeti vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me vrasjen e Marco Montruccolime me katërmbëdhjetë goditje thike, më 2 shkurt 2015 në Forche di Puianello të Italisë, në shtëpinë ku jetonte vëllai i tij Matteo.

Dy shqiptarët Fatmir Hikaj dhe Daniel Tufa u dënuan respektivisht me 22 dhe 13 vjet burg. Vrasja u zhvillua mbrëmjen e 2 shkurtit 2015.

Atë mbrëmje, vëllai i Markos, Matteo, i kishte kërkuar viktimës ndihmë, sepse sipas tij, shqiptarët (të cilët gjithmonë e kanë mohuar atë) donin ta mbanin me forcë gjatë procesit të shpërndarjes së drogës.

Dhe kështu Marco kishte shkuar në shtëpinë e vëllait të tij në Forche di Puianello për t’i dhënë atij ndihmë gjatë takimit me dy shqiptarë.

Mes palëve kishte shpërthyer një grindje . Një grindje e dhunshme kishte shpërthyer në fund të së cilës Marco gjeti vdekjen, ndërsa vëllai i tij u plagos.