AKTUALITET, 3 Shtator 2019, 14:46

Kriza politike, zyrtari i lartë amerikan të enjten vizitë në Tiranë

Kriza politike, zyrtari i lartë amerikan të enjten vizitë në

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik, do vizitojë Tiranën. Vizita e zyrtarit amerikan vjen në një moment kur vendi ndodhet në një krizë politike.

Kostelancik do të takohet me përfaqësues të forcave politike në Shqipëri për zgjidhjen e krizës në vend.

Të enjten pritet që zyrtari amerikan të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Bashën.

Ndërkohë Tiranën gjatë muajit shtator pritet ta vizitojnë zyrtarët të lartë evropianë dhe nga SHBA.