TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët shqiptarë që duan të shkojnë në Itali në datë 6 shtator, se do të ketë një grevë 24 orëshe.
AAC këshillon që të gjithë pasagjerët të marrin masat për të parë nëse fluturimi i tyre preket nga anulimet dhe vonesat e orareve.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR GJITHË PASAGJERËT QË DO UDHËTOJNË DREJT ITALISË
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.
Vonesat dhe anulllimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali.
Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 Shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për tu njohur nësë afektohet fluturimi juaj.