AKTUALITET, 3 Shtator 2019, 11:00

Armando Sadiku largohet nga Levante, mbetet në Spanjë

Armando Sadiku largohet nga Levante, mbetet në Spanjë

Armando Sadiku është bërë pjesë e Malaga, duke firmosur kontratë për një sezon. Kështu Levante e largon sulmuesin shqiptar në formë huazimi, tek skuadra tjetër spanjolle, që militon në Segunda Division. Bomberi kuqezi zgjidh problemin, të paktën për një sezon, sepse tek skuadra e re do të ketë shansin të luajë më shumë, ndryshe nga Levante, ku trajneri Paco Lopez e pati lënë jashtë planeve të skuadrës. Tek Malaga Sadiku do të gjejë edhe lojtarin tjetër të Shqipërisë, mesfushorin Keidi Bare.