TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për Ligën e Kampionëve për të rinj, ose i njohur ndryshe si “UEFA Youth League”. Nga kampionati shqiptar, ndryshe nga sezonet e shkuara ku ka marrë pjesë Vllaznia, këtë radhë do të luajë Shkëndija e Tiranës.
Ekipi kryeqytetas i të rinjve, ka pasur një short disi me fat, duke qenë se përballë do të ketë të rinjtë e Sherif Tiraspolit, duke menduar se përballë mund të kishte edhe kundërshtarë si Real Zaragoza.
Takimi i parë, do të luhet në Tiranë në datën 2 tetor, ndërkohë që ndeshja e kthimit luhet në datën 23 tetor. Sakaq, edhe Shkëndija e Tetovës luan në Ligën e Kampionëve për të rinj dhe është në pritje për të mësuar kundërshtarin. Sakaq, edhe Shkëndija e Tetovës luan në Ligën e Kampionëve për të rinj dhe do të përballet me ukrainasit e Dinamos së Kievit. Nëse Shkëndija e Tiranës arrin të kalojë Sherifin, luan ndaj fituesit të çiftit Sogndal-Honka. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
Shkëndija Tiranë-Sherif Tiraspol
Dinamo Kiev-Shkëndija Tetovë
Turi i dytë:
Shkëndija Tiranë/Sherif Tiraspol – Sogndal/Honka
Dinamo Kiev/Shkëndija Tetovë – Bohemian/PAOK
