TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i Zvicrës në vendin tonë, Andre Maître, ka apeluar nga Shkodra palët politike që të ulen në dialog.
Maître: Ajo që është e rëndësishme është që të jesh i gatshëm për dialog. Bie dakord me kolegët e mi që një zëri kanë thënë se dhuna, nuk ka rëndësi nga vjen është tërësisht e papranueshme. Në vendin tim, në Zvicër një faktor i rëndësishëm ka qenë gatishmëria gjithmonë për dialog dhe vullneti për të arritur gjërat.
I pyetur nëse mund të zhvillohen zgjedhje në këtë situatë, ai tha se ky është një vendim të cilin do ta marrin shqiptarët dhe autoritetet shqiptare.
Maître: Ajo që mund të shtoj është se zgjedhjet janë faktor thelbësor i demokracisë dhe vetë emri zgjedhje do të thotë të kesh mundësi të zgjedhësh mes palëve të ndryshme.
Duke komentuar protestat e opozitës ai tha se është informuar se ka pasur episode dhune.
A janë protestat e dhunshme?
Maître: Më kanë informuar që ka pasur aspekte të dhunshme gjatë protestave. Nëse ka pasur dhunë nuk është zgjidhje e mirë. Insistoj se dhuna nuk është mënyra e duhura për të arritur për të ecur përpara.
Por a rrezikon që për shkak të kësaj situate Shqipëria të marrë një përgjigje negative në qershor?
Maître: Zvicra nuk është shtet anëtar i BE-së dhe ne respektojmë plotësisht vendimin e BE për të ardhmen.