TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klement Ndoni është vendosur sërish nga PS-ja si kandidat për bashkinë e Këlcyrës. Ai rikandidon për herë të tretë në këtë bashki. Në zgjedhjet elektorale të 2015 ai fitoi përballë kandidatit të PD-së me 120 vota diferencë.
Kush është Klement Ndoni?
Ndaj Klement Ndonit nuk kanë qenë të pakta akuzat. Theksojmë se kohët e fundit nga qytetarët e Këlcyrës ka pasur shumë ankesa ndaj tij dhe kjo ka të bëjë me projektin për pedonalen që prish 30 objekteve në këtë qytet. Ata pretendojnë se kryebashkiaku ka shpërdoruar detyrën pasi ka urdhëruar kryerjen e punimeve në fjalë pa projekt, pa miratimin e Këshillit Bashkiak si dhe pa asnjë leje ndërtimi përkatëse të lëshuar nga organet kompetente.
Po kështu në vitin 2016 ai është akuzuar nga një person se kishte punuar për të, duke trafikuar drogë. Pas kësaj akuze Ndoni është shprehur se akuzuesi ka qenë pjesë e stafit elektoral të kundërshtarit të tij në zgjedhje. Ndoni theksoi se, Bardhi Nunollarin nuk e njeh dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt me të.