AKTUALITET, 14 Maj 2019, 11:30

Erion Veliaj reagon për protestën: Vandalë, urrejtje dhe dhunë


Një “vandalizëm të djathtë” e ka quajtur Kryebashkiaku Erion Veliaj protestën e opozitës. Përmes një postimi në Twitter Veliaj ka cilësuar si shprehje të urrejtjes dhe dhunës protestën e qytetarëve.

Tërthorazi ai gjithashtu ka dhënë një përkrahje për ambasadorët që jetojnë në Tiranë, të cilët duhet të ndihen të qetë dhe të respektuar në Tiranë.

“Tirana i kthehet normalitetit pas një vale vandalizmi të djathtë! Qyteti jonë është i fortë dhe në rritje. Ai nuk do ti përulet urrejtjes dhe dhunës! Ne jemi shtëpia e 140 kombësive dhe respektojmë çdo person që punon dhe jeton këtu, qofshin ambasadorë apo azilkërkues”, shkruan Veliaj.