AKTUALITET, 14 Maj 2019, 11:00

Pse iku me vrap Sahit Dollapi? Urdhëri që dha kryepolici

Pse iku me vrap Sahit Dollapi? Urdhëri që dha kryepolici


Pamjet e dhunës ndaj sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi bënë xhiron e botës duke u shpërndarë në rrjetet sociale. Zyrtari i PD po qendronte i vetëm në protestën para parlamentit, kur iu afrua një efektiv policie. Nga pamjet duket se ai i kërkon të heqë maskën kundragaz. Dollapi e heq maskën dhe shkëmben disa fjalë me policin, pastaj ikën me vrap. Në pak metra ai rrëzohet ndërsa forcat e FNSh-së vërshojnë mbi të duke e qëlluar me shkopinj gome.

Ndërsa Sahit Dollapi vazhdon të jetë në Spitalin Ushtarak që prej ditës së shtunë, eksponentë të tjerë të PD-së kanë treguar detaje të ngjarjes së rëndë.

Elnkelejd Alibeaj tha mbrëmë në “Opinion” se drejtuesi i FNSh-së, Arben Bare ka thirrur: “Mbyteni!” dhe më pas efektivët janë nisur me vrap duke gjuajtur Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Por a e dinte policia se kush ishte personi që po arrestonte me dhunë?

“Dollapi është personi që merret me organizimin e protestës për shkak të pozicionit që ka në PD. Policia e ka identifikuar që ishte ai, pasi në të gjitha protestat ka mbajtur të gjitha korespondencat me policinë. Ky akt donte të tregonte që policia do ushtronte dhunë dhe ndaj zyrtarëve politikë. Arben Baro i thotë policëve: Mbyteni! Se duhet të çonte deri në fund porosinë e Sandër Lleshaj” u shpreh Alibeaj.