AKTUALITET, 14 Maj 2019, 11:49

“Kërcënimi” i Borchardt, reagon analisti: Ky është karagjozllik! Kur ambasasdori shndërrohet në kloun, turp që çke me të


I ftuar mbrëmjen e djeshme  në “Opinion” analisti Armand Shkullaku, ka treguar qëndrimin e tij në lidhje me parrullën që i është bërë në mur pallatit ku banonte ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borschardt.

Duke e cilësuar si karagjozëllik vëmendjen e tepërt që po i jepet kësaj çështje, Shkullaku shton se: Parulla “Shame on you” është një parrullë e shkruar nga një grup personash të rrevoltuar ndaj ambasadorit dhe se nuk përbën aspak kërcënim pasi të tilla shkrime shihen kudo.

“Nëse ka patur ndonjë të dhënë dhe kërcënim për atë është shumë serioze. Jo vetëm Borchardt por per këdo ambasador. Nëse është fjala për këtë parullë, ky është karagjozllëk. Të tilla parulla shkruhen kudo, kemi parë presidentë që gjuhen me këpucë. Ka shumë diplomatë që mbajnë qëndrime që herë na pëlqejnë e herë jo. Problemi është se këto deklarata, personi që e thotë të ketë një lloj autoriteti. Nëse diplomati shndërrohet në kloun e kur bën deklaratë më të fortë se Edi Rama, ti vij turp që çke me të”, u shpreh Shkullaku.

Ndërsa Kikia ka thënë se: “Është bërë çështje e madhe, për atë që është shkruar në mur. Ndërkohë që atij i kanë thënë një mijë herë politikanët e PD pas konferencave.”

Nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim për jetë. Palët kërkojnë me rreshtimin e ndërkombëtarëve pas vetes.“,- u shpreh Loren Vangjeli.