AKTUALITET, 14 Maj 2019, 11:37

Ambasadori britanik në zyrën e Bashës pas protestës, çfarë po diskutohet

Ambasadori britanik në zyrën e Bashës pas protestës,


Një ditë pas protestës së pestë kombëtare, ambasadori britanik, Duncan Norman i ka shkuar Lulzim Bashës në zyrë.

Ende nuk ka detaje për takimin. Ditën e djeshme, ambasada britanike ishte mes përfaqësive të huaja që i bënë thirrje opozitës të distancohet nga dhuna dhe ta parandalojë atë në mënyrë të efektshme.

Protesta e djeshme e opozitës ishte më e qetë, ndryshe nga ajo e të shtunës, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje njëzëri që palët politike të ulen dhe të gjejnë gjuhën e dialogut.