AKTUALITET, 14 Maj 2019, 12:15

Lista zyrtare/ 25 bashkitë ku do të kandidojë Bindja Demokratike

Lista zyrtare/ 25 bashkitë ku do të kandidojë Bindja Demokratike


Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi nuk ishte prononcuar deri para mbrëmjes së djeshme se në sa bashki do të konkuronte në zgjedhjet lokale të 25 qershorit.

Por mbrëmë në limitet e fundit kohore ai ka dorëzuar në KQZ listën me 25 kandidatë.

Në Tiranë përballë kryetarit aktual Erion Veliaj, BD ka zgjedhur të kandidojë Arben Skënderin, themelues i saj por gjithashtu edhe ish anëtar i kryesisë së PD.

Valdona Sakollari dhe Leonard Olli janë dy emra të tjetë nga themeluesit që kandidojnë respektivisht për bashktitë e Vlorës dhe Korcës.

Në një postim në Facebook kryetari Patozi shkruan: “25 kandidatë për kryetarë bashkie dhe 50 lista për këshilltarë në të gjithë Shqipërinë. Mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që e mbështetën dhe e inkurajuan atë që në hapat e saj të parë!Na prisni më 30 qershor!”

Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit janë regjistruar dy koalicione, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe  “Shpresa për Shqipërinë”dhe parti të tjera ndër të cilat dhe Bindja Demokratike.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk janë bërë pjesë e kësaj gare pasi nuk pranojnë asnjë proces elektoral me Edi Ramën kryeministër.

Lista e plotë e Bindjes Demokratike:

Tiranë Arben Skënderi

Kamzë Ylber Gjeta

Vlorë Valbona Mezini

Korçë Leonard Olli

Durrës Valdona Sakollari

Dibër Shkëlzen Qoka

Berat Pavllo Shkarpa

Kolonjë Fatjon Feka

Lezhë Salvador Kaçaj

Kavajë Bledar Sinella

Kukës Abedin Uruçi

Skrapar Devi Hebibasi

Bulqizë Ilir Balla

Tepelenë Gëzim Malko

Këlcyrë Shkëlqim Muho

Shijak Arben Pohumi

Gramsh Sabri Ibrahimi

Cërrik Merita Xhika

Tropojë Edison Hasanaj

Kurbin Edmond Piroli

Malesi e Madhe Pjerin Spathari