AKTUALITET, 4 Shkurt 2020, 17:35

‘Krimin nuk e lufton dot Rama që e mbështeti’, Bardhi: Të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit janë qeveritarët

‘Krimin nuk e lufton dot Rama që e mbështeti’, Bardhi:

Ndërsa Operacioni ‘Forca e Ligjit’ në kuadër të Anti- KÇK vijon punën, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, akuzon Ramën për këtë paketë, duke thënë se nuk e lufton dot krimin.

Bardhi thotë se, Rama nuk mund ta luftojë krimin pasi e mbështeti dhe e përfshiu në çdo segment të qeverisjes.

Po ashtu Sekretari i Përgjithshëm i PD shton se të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit janë qeveritarët e Rilindjes dhe kryebashkiakët e saj.

STATUSI I GAZMENT BARDHIT

Edi Rama është i pabesueshëm, sepse krimin nuk e lufton dot ai që e përfshiu në çdo segment të qeverisjes së tij, si dhe e mbështeti edhe duke mohuar aktivitetin në rritje dhe forcimim e krimit të organizuar.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin. Të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri janë qeveritarët dhe bashkiakët e Rilindjes.

Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik tendera, koncesione dhe pasuri publike.