TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak orë pasi OFL i kërkoi që të bënte deklarim pasuror, Lulzim Berisha ka reaguar përmes avokatit të tij Detar Hysi, i cili thotë se klientit të tij i janë kthyer pronat që prej vitit 2007.
Hysi shprehet se Lulzim Berishës i janë sekuestruar edhe më parë pasuritë nga krimet e rënda, dhe janë provuar se ato nuk janë të paligjshme. Dy pronat e vetme që ai ka janë një bar kafe me qera edhe një autobot që shpërndan naftë për mjete të tjera.
“Klienti im nuk ka se çfarë pasurish të deklarojë, pasi ato i janë sekuestruar dhe më herët nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Lulzim Berisha është qytetar i lirë, dhe paguan taksa ashtu siç çdo biznesmen tjetër.
Ai ka një bar kafe me qera dhe një autobot që shpërndan naftë për mjetet, pasuritë që ka e motra i janë kthyer nga Gjykata e Lartë”, është shprehur Hysi.
Avokati ka sqaruar më tej ne lidhje telefonike për Fax News se atyre nuk iu është dorëzuar asnjë lloj dokumenti nga ana e policisë, ku të mund të bëjnë deklarimin e kërkuar.
OFL në një deklaratë të bërë rreth orës 11:00 të paradites së sotme shprehej teksualisht:
OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, subjekteve: – L. B., 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Adria”, Durrës, drejtues i një grupi kriminal, autor i veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ky shtetas, në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht.