AKTUALITET, 4 Shkurt 2020, 16:22

U bllokuan mbi 300 shpërndarje droge – “Dhelpra” vë në pranga dy shqiptarë dhe një italian. Plot 60 mijë euro …

U bllokuan mbi 300 shpërndarje droge – “Dhelpra” vë

Dy shqiptarë dhe një italian janë vënë në prangat e policisë italiane në kuadër të Operacionit të koduar “Dhelpra”.

Dy shqiptarë të moshës 36 dhe 40 vjeç, me vendbanim në Camerano dhe Castelfidardo, njëri prej të cilëve është i parregullt në shtetin fqinj përfunduan në burg.

Megjithatë, nën arrest shtëpiak është një 27 vjeç, italian, që banon në Osimo.

Shumë shitje të kokainës u bënë nga marsi deri në nëntor të vitit të kaluar në zonën e Camerano, Numana, Castelfidardo dhe Osimo.

Të arrestuarit dhe konkretisht dy shqiptarët kishin rol kryesor në shitjen e kokainës dhe dëshmuan se ishin shumë mendjemprehtë.

Takimet me konsumatorët realizoheshin me kode të emrave të kafshëve si: “lepuri, dhelpra, bretkosa”.

Sipas hetuesve janë ndaluar mbi 300 transferime të drogave, që do të kishin dhënë më shumë se 60 mijë euro. Shitja e drogës u bë në rrugët e vendit në aksin Camerano-Numana-Castelfidardo-Osimo, në të gjitha orët e ditës, me një kosto 90 euro për gram kokainë.

Shitja e saj realizohej vetëm nëpërmjet kokunimimit me mesazhe.

Hetuesit e Normës së Osimo kanë mundur të konstatojnë gjatë muajve se personat e arrestuar përdorën vende të larmishme për të fshehur drogën. Në veçanti ata përdorën shtëpi të braktisura në zonat rurale dhe shkurre në disa rrugë të izoluara si vende fshehse për sasi të dograve të paketuara.