TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama i përgjigjet të gjithë kritikëve dhe mosbesuesive ndaj paketës anti-KÇK të miratuar nga qeveria për të goditur krimin e organizuar dhe pasuritë e paligjshme.
Në “Twitter” Rama shkruan se jo vetëm PD por edhe plot analistë po i kundërvihen kësaj pakete, duke e cilësuar një përçartje kolektive.
Ai thotë se anti-kçk është reagimi i duhur në kohën e duhur dhe se ky ligj special është frymëzuar nga dashuria për vendin dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit.
Postimi
Miremengjes!
Kryeministri Rama në Twitter:
Koha do të provojë përsëri edhe njëherë se dashuria për vendin, vullneti për ta bërë shtet modern Shqipërinë, vendosmëria për t’i rënë me kokë mureve të vjetra, do të fitojnë mbi hipokritët, dembelët e parazitët që jetojnë me llafe, gënjeshtra e broçkulla duke helmuar shqiptarët!
Ligji Special është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit, duke marrë shembull nga historitë e suksesit të vendeve si Italia e Britania e Madhe që me ligjet speciale goditën në zemër mafian apo terrorizmin.
Jo vetëm PD po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit! Sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave së tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin.