AKTUALITET, 4 Shkurt 2020, 15:27

Pas prezantimit të ‘Anti KÇK’, Paloka-Ramës: Justifiko vilën në Surrel!

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ironizoi përmes një postimi në rrjetet sociale, paketën "anti-KÇK", e cila ka hyrë në fuqi dhe prej ditës së djeshme ka nisur zbatimi.

Sot, "Operacioni Forca e Ligjit" (OFL) tha se personat që janë subjekt i anti-KÇK kanë në dispozicion 48 orë kohë për të provuar se pasuritë e tyre janë të ligjshme.

Ndërkohë Paloka në një postim shkruan se 'brenda 48 orëve të gjithë kriminelët duhet të vertëtojnë si i kanë bërë pasuritë e tyre ndryshe…', ndërsa postoi foton e mëposhtme ku shfaqet Kryeministri Rama duke i mbajtur një fjalim efektivëve të OFL-së dhe vila e tij në Surrel.