TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka zhvilluar sot një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
“Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që hapja e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më pare”, kështu ka deklaruar kryedmeokrati Lulzim Basha, në takimin e zhvilluar sot me Presidentin e PE, David Sassoli.
Në përfundim të takimit të mbajtur sot në selinë blu, Basha ka theksuar se ishte i lumtur të takonte mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli.
Ai ka marre prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.
“I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë. Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon!”- thekson Basha, duke shprehur mirënjohje për Presidentin Sassoli dhe Parlamentin Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës.