AKTUALITET, 4 Shkurt 2020, 16:10

VIDEO/ Basha zbardh takimin me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim

VIDEO/ Basha zbardh takimin me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbardhur detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.

Me një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ‘e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike’

‘Kënaqësi e veçantë të mirëpres Znj. Yuri Kim, Ambasadoren e SHBA, aleatit dhe partnerit tonë strategjik.

E urova Ambasadoren Kim për detyrën e re dhe e sigurova atë për bashkëpunim të plotë të opozitës në përmbushjen e të gjithë angazhimeve të vendit tonë me SHBA.

Ndava me të pikëpamjet për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë në krah të popullit shqiptar ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë së marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në rrjetet sociale.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/02/basha-kim.mp4"][/video]