TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Parodia nuk ka fund. KQZ ka vendosur sot se çfarë do të bëhet për të plotësuar grupet e numërimit të zgjedhjeve për 30 qershorin. Dhe në përfundim katër përfaqësuesit e rilindjes votuan që këto grupe numërimi të përbëhen nga dy socialistë dhe dy “përfaqësues së shoqërisë civile” që do ti gjejë sërish partia në pushtet. më kot kreu i Komisionit ka pretenduar se nuk kanë pse krijojnë gjithë këtë alibi me shoqëri civile kur kodi e parasheh të bëhen edhe me dy numërues. Por propozimi i tij është hedhur poshtë. Kështu në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhje ku kandidon vetëm rilindja, ku KQZ e ka ajo, ku anëtarët e opozitës në KZAZ u përjashtuan, ku numëruesit janë socialistë dhe votuesit po e po. E vetmja gjë që nuk ka ndryshar është prezenca e ODHIR dhe ambasadores Glover.