AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 14:51

Video që po çmend rrjetin, Michael Jackson është gjallë (VIDEO)

Video që po çmend rrjetin, Michael Jackson është

Rikthehen sërish teoritë konspirative se Michael Jackson është ende gjallë dhe madje ka shkuar në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij Prince.

Prince u diplomua këtë muaj në Universitetin Maryland të Loyola, por në një klip të publikuar në rrjetet ociale dëgjohet një zë që shumë fansa besojnë se i përket Michael Jackson.

Në video, Prince mund të shihet duke shkuar për të marrë diplomën e tij në skenë, kur një grua që qëndron pas kameras dëgjohet duke thënë “Atje në të majtë”.

Ajo bën me gisht nga Prince, kur befas dëgjohet një zë burri, fjalët e të cilit nuk kuptohen dot. Por edhe pse nuk kuptohet çfarë ai thotë, shumë fansa janë të bindur se ai është pikërisht Michael Jackson

Kanali i konsp iracionit në “YouTube” i quajtur “BeLIEve” është i bindur se zëri nuk është i askujt tjetër veçse i vetë Jackson.

“Michael Jackson është gjallë, ju mund ta dëgjoni zërin e Michaelit në diplomimin e djalit të tij”, thuhet në klip.

Mbreti i Popit, u nda nga jeta në vitin 2009 nga një mbi dozë e Propofolit.