AKTUALITET, 14 Janar 2018, 20:26

Deputeti i LSI: Rama është bërë si Zeqo Pilafi me dëgjesat publike!

"Edi Rama është bërë si Zeqo Pilafi"- Kështu e ka thumbuar kryeministrin, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i zgjedhur në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu.

Deputeti Spahiu i është referuar takimeve që bën kryeministri Rama me banorë në qytete të ndryshme, ku ulet para tyre, i dëgjon, bën sikur i mban shënim dhe u premton zgjidhje por askush nuk e merr vesh nëse halli është zgjidhur.

Madje më e rëndë bëhet situata kur Rama bën sikur dëgjon edhe njerëz të sëmurë dhe që nuk kanë ilaçe për shkak të pamundësisë financiare. Një rast i tillë ka ndodhur në Rrëshen, ku një mësuese e sëmurë me tumor nxorri zbuluar shëndetësinë fallco të Ramës, duke thënë se tek QSUT, spitali më i madh në vend, nuk ka ilaçe. Por kryeministri bëri sërish show duke thënë se kishte dëgjuar 4-5 raste të tilla dhe se këtë vit do t'i jepte zgjidhje.

Të njëjtën gjë bënte edhe aktori i humorit, Cekja, i cili gjatë rolit si mjeku popullor me emrin Zeqo Pilafit, pret qindra njerëz  në zyrën e tij, për t'i zgjidhur hallet apo për t'i shëruar. Mesa duket, ky rol i shkon përshtat kryeminstrit Rama, sipas deputetit të LSI./TPZ.AL/