AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 23:25

Çështja ‘Babale 2’/ Lala: Prokuroria s’e ka marrë në pyetje Fredi Alizotin

Çështja ‘Babale 2’/ Lala: Prokuroria s’e ka

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, të mërkurën, deklaroi se Prokuroria nuk e ka marrë ende në pyetje Fredi Alizotin për videon e publikuar dje në darkë në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan.

Lala tha se personi i parë që do merret në pyetje do të jetë deputeti i PD-së, Ervin Salianji, si personi që e publikoi për herë të parë materialin.

Ajo tregoi se pas Salianjit, do të pyetet edhe Fredi Alizoti.

Sipas saj, Salianji do të merret në pyetje për çështjen e parë, e cila është quajtur ‘Babale 1’, por edhe për çështjen “Babale 2”.