AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 22:49

Uzuni: Realizova një ëndërr. Keqardhje për shtyllën, pasi doja të debutoja me gol

Uzuni: Realizova një ëndërr. Keqardhje për shtyllën,

Myrto Uzuni arriti të debutonte me fanellën e Kombëtares në miqësoren ndaj Jordanisë, por shtylla i mohoi mundësinë për të shënuar edhe një gol që në debutimin e tij. Për “Supersport”, Uzuni u shpreh se do të donte të debutonte me gol.

Mu realizua një ëndërr pasi që fëmijë kam qenë tifoz dhe është gjëja më e çmuar të luash me këtë fanellë. Tregova aftësitë e mia te Shqipëria dhe ruajta ritmin. Në Kroaci ku kam shënuar dhe asistuar. Prandaj më erdhi edhe ftesa.

Edhe në Kroaci luaj si mesfushor dhe nuk e kam shumë problem. Më vjen keq për shtyllën pasi do të ishte diçka e bukur të debutoja me gol”,- u shpreh Uzuni.