AKTUALITET, 5 Nëntor 2020, 15:30

Kosovë/ Gjashtë të vdekur dhe 661 raste të reja me Covid-19

Kosovë/ Gjashtë të vdekur dhe 661 raste të reja me Covid-19

Kosova vijon të përballet me shtim të rasteve të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën gjashtë qytetarë, ndërsa nga 1617 teste të kryera gjithsej, 661 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili shton se deri tani në gjithë Kosovën kanë humbur jetë 720 pacientë të prekur nga koronavirusi.

“Numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 720 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565”, njofton IKSHPK-ja