AKTUALITET, 5 Nëntor 2020, 12:58

Koronavirusi futet në SPAK, njëmbëdhjetë të infektuar

Koronavirusi futet në SPAK, njëmbëdhjetë të infektuar


Koronavirusi tashmë ka hyrë edhe në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Mësohet se njëmbëdhjetë persona janë konfirmuar me Covid-19 ndërkohë janë karantinuar edhe disa persona të tjerë pjesë e stafit.

Puna në Prokurorinë e Posaçme vijon normalisht ndërsa të infektuarit janë prokurorë, gjyqtarë dhe personel tjetër.

Tashmë koronavirusi ka infektuar edhe Gjykatën Penale të Tiranës, Gjykatën Civile dhe Administrativen e Apelit po në kryeqytet.

Për shkak të infektimeve të shumta është pezulluar puna për disa ditë në Gjykatën Civile të Tiranës ndërkohë në gjykatat e tjera puna vijon normalisht.