AKTUALITET, 5 Nëntor 2020, 12:48

Hashim Thaçi fotografohet me makinë private në selinë e EULEX-it


Pas dorëheqjes, ish-presidenti Hashim Thaçi, ka mbërritur në selinë e EULEX-it, prej nga pritet të udhëtojë drejt selisë së Gjykatës Speciale në Hagë.

Thaçi është dërguar në selinë e EULEX-it me një makinë private para pak çastesh. Makina më pas është larguar së bashku me Bekim Çollakun.

Çollaku ishte shef i kabinetit të Thaçit.