TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dorëheqja e Presidentit Thaçi ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia Reuters raporton konferencën e Thaçit duke cituar arsyen e dorëheqjes.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dorëheqjen me efekt të menjëhershëm të Enjten pasi mësoi se gjykata e krimeve të luftës në Kosovë kishte konfirmuar padinë e tij për krime lufte, njofton agjencia.
"Unë jap dorëheqjen sot nga pozita e presidentit," tha Thaçi në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, duke shtuar se burimet e tij e kishin informuar atë se gjyqtari në Dhomën e Specializuar të Kosovës në Hagë kishte konfirmuar padinë e tij.
"Ai nuk do të më lejojë të dal para gjykatës si president, prandaj, për të mbrojtur integritetin e shtetit, unë jap dorëheqjen sot," tha Thaçi.
/TPZ.al/