TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erion Veliaj del zbuluar në mashtrimin me fondet e BE për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sami Frashëri” në Tiranë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përgënjeshtruar kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, sipas të cilit ndërtimi i kësaj shkolle do të bëhet me fondet e BE-së. Reagimi për mediat i delegacionit sqaron se shkolla nuk është pjesë e programit “Eu4 schools” dhe nuk përfiton nga mbështetja e BE.
Duket sikur Luigi Soreca, shef i misionit të BE, nuk e ndjek fushatën politike të kryebashkiakut Veliaj, por përplasja LSI-së me Veliajn për këtë shkollë e përfshiu edhe këtë të fundit.
Deklarata e Delegacionit të BE-së
“Shkolla “Sami Frashëri” nuk është pjesë e programit “EU4Schools” dhe nuk do të përfitojë nga mbështetja financiare e BE-së për rimëkëmbjen nga tërmeti. Shkolla nuk është në listën e përfunduar dhe të publikuar të fazës së parë të programit. Po ashtu, nuk është parashikuar ndër institucionet arsimore që do të përfshihen në fazën e dytë. Lista për fazën e parë të programit mund të gjendet në faqen e internetit të UNDP-së, partneri ynë zbatues për programin “EU4Schools”, deklaron Delegacioni i BE-së në Tiranë.
Përplasja politike
Kryebashkiaku pasi e shembi këtë shkollë, me justifikimin se u dëmtua nga tërmeti, po përpiqet t’i mbushë mendjen opinionit se aty po punohet. Ai ka bërë disa video ku shfaqet vetë në këtë kantier në formë grope.
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së e ka denoncuar projektin e kësaj shkolle si një aferë të ndërtuesve miq të Veliajt.
Kurse PD ka nxjerrë sot një video ku kantieri duket bosh dhe nuk punohet. Në fakt, edhe tenderi që u shpall për ndërtimin e kësaj shkolle nuk ekziston më në faqen e Agjencisë së Prokurorimeve. Gënjeshtrat e politikanëve nuk i vë re njeri, sidomos në Shqipëri, por në Bruksel mendojnë ndryshe.
/TPZ.al/